Mbrëmë në Euroligën e basketbollit për meshkuj janë zhvilluar pesë sfida të xhiros së 12-të të Euroligës së basketbollit. Skuadrat vendase ishin më të suklseshme në katër ndeshje ndërsa ato mysafire vetëm në një ndeshje në Athinë Olimpiakosi pësoi nga Real Madridi me rezultatin 71-77. Lojtari më efikas ishte Xhanan Musa me 23 oikë, 3 kërcime e 1 asist, ndërsa Mario Hezonja realizoi 18 pikë dhe 10 kërcime. Në cilësinë e vendasit fitore kanë shënuar Bayerni kundër Milanos 91-84, Partizani kundër Monakos 89-85, Alba Berlin kundër Zalgiris Kaunas me rezultat të ngushtë –64 – 62 dhe Anadolu Efes fitoi sfidën nga grekëve të Panathinaikos me rezultat 71- 68
Pas 12 xhirove jo komplete tabelën e kryeson Real Madrid me 11 fitore e 1 humbje, para Barcelonës që ka 9 fitore 2 humbje dhe një ndeshje më pak
Rezultaet e mbrëmshme
Bayerni – Milano 91 – 84
Partizani – Monaco 89 – 85
Olympiakosi – Real Madrid 71 – 77
Alba Berlin – Zalgiris Kaunas –64 – 62
Anadolu Efes – Panathinaikos 71- 68
Sonte takohen
Lyon-Villeurbanne – Maccabi Tel Aviv
Baskonia – Fenerbahce
Valencia – Crvena zvezda
Virtus Bologna – Barcelona
/KlanMacedonia/