Basketboll: Real Madrid pa konkurencë kryeson tabelën në Euroleague

Dy fitore të ekipeve vendase dhe shtatë e atyre mysafire është epilogu I ndeshjeve të raundit të 16-të në Euroligën e basketbollit për meshkuj . Tabelën e kryeson Real Madridi me 15 fitore e një humbje e ndjekur nga Barcelona dhe Virtus Bologna që kanë nga 11 fitore e 5 humbje

Në ndeshjen e derbi të kësaj xhiroje mes dhe Real Madridit dhe Partizanit, fitues kanë dalë spanjollët që fituan me rezultatin 91-75, duke vazhduar të kryesojnë me 15 fitore dhe vetëm një disfatë

Barcelona gjithashtu ka shënuar fitore në transfertë me Zalgiris Kaunas duke fituar me rezultatin 85-80, Valencia Basket ishte më e mire se skuadra italiane Virtus Bolonja duke e mundur me rezultatin 79-71

Një xhiro para përfundimit të sezonit vjeshtor. Tetë ekipet që pretendojnë fazën e play off-t janë: Real Madrid, Barcelona , Virtus Bolonja, Panathinaikos, Monaco, Partizani, Fenerbahçe dhe Valncia Basket

Rezultatet e xhiros së 16-të

Maccabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 92-98

Valencia Basket – Virtus Bolonja, 79-71

Real Madrid – Partizan Beograd, 91-75

Anadolu Efes – Baskonia Gasteiz, 80-87

Zalgiris Kaunas – Barcelona, 80-85

Villeurbanne – Olympiacos, 73-85

Alba Berlin – Fenerbahce, 82-91

Bayern Mynih – Monaco, 80-91

Armani Milano – Panathinaikos, 68-76

Lexo gjithashtu
Total
0
Share