Basketboll: Partizani në Beograd befasoi Real Madridin

Java e 32 e Euroligës së basketbollit solli befasin  e madhe në këtë kompeticion të garave. Partizani mundi Real Madridin me rezultat të sigurtë 104-90 , me çka ndikoi  që në kreun e tabelës  serish të ngjitet  skuadra  greke Olympiakos  e  cila   mundi  ekipin  tjetë grek  Panathinaikos me rezultat 81-73 .

Skuadra  tjetë pretendente për kreun e tabelës Barcelona mundi ekipin gjerman Alba Berlin  me rezultat 72-56, ndësa Monaco fitoi 84-81 ndaj Bayern Mynih.  Pas xhiros së  32-të katër skuadra  kanë siguruar kualifikim në play off, si Olympiacos, Real Madrid, Barcelona e Monaco, ndërkohë që katër ekipet e tjera do të mësohen gjatë dy xhirot e  fundit të sezonit të rregullt të Euroleague

Rezultatet  e xhiros së 32-të:

Anadolu Efes – Virtus Bolonja, 86-67

Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 85-66

Barcelona – Alba Berlin, 72-56

Bayern Mynih – Monaco, 81-84

Zalgiris Kaunas – Valencia Basket, 95-74

Partizan Beograd – Real Madrid, 104-90

Baskonia Gasetiz – Fenerbahce, 92-69

Olympiacos – Panathinaikos, 81-73

Villeurbanne – Crvena Zvezda, 60-76

Shaban Sinani  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share