Partizani i Tiranës është shpallur fitues i Ligës Unike në basketboll për femra. Partizani në finale që u zhvillua në qytetin e Vlorës mundi ekipin e Falamurtarit me rezultat 72-62
Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar fiton Ligën Unike, në edicionin e saj të dytë. Faza finale e këtij turneut të nisur që në tetor me tre ekipe nga Shqipëria dhe tre ekipe nga Kosova , u zhvillua për dy ditë me radhë në Vlorë. Në vendin e tretë, doli Bashkimit pas fitores kundër Prishtinës 68-63.
SH.S. /KlanMacedonia/