Basketboll: Nuk përfundon ndeshja derbi “Çairi 2030” – MZT Skopje, mysafirët nuk dolën në terren në pjesën e dytë?!

Ndeshja derbi e javës së 20-të në elitën e basketbollit të Maqedonisë së Veriut. KB “Çairi 2030”- MZT Skopje, nuk ka përfunduar pasi skuadra mysafire pas përfundimit të pjesës së parë me rezultatin 42-44, kanë refuzuar të dalin në teren shkaku I një incidenti të cili skuadra vendase me një postim në FB kategorisht e demanton

“Super ndeshje, atmosferë briliante, palestër e stërmbushur,një mbrëmbje feste për tu mbajtur mend gjatë në memoriet tona, ku u kuptua edhe një herë që Çairi ka qenë dhe do të jetë fole e sportit”

“Sa i përket lajmeve dhe gënjeshtrave që qarkullojnë,i përgënjeshtrojmë plotsishtë me fakte ku e gjithë ndeshja ishte e filmuar nga gjithë këndet prej shumë mediave dhe gjithashtu nga shumë kamera tjera.

“Incidenti” i supozuar është një trillim nga ekipa kundërshtare ku si çdoherë në momentin që shofin se humbja i pret sajojnë gjëra që nuk janë të vërteta, për çdo zhvillim që ka ndodhur ne garantojmë që në asnjë moment nuk ka pasur përleshje fizike,ashtu si e garantuam ardhjen, zhvillimin e ndeshjes dhe përcjelljen nga salla sportive”.

Për epilogun e kësaj ndeshje gjithësesi se do të vendosin organet e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë së Veriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share