Me ndeshjet e raundit të pare edhe zyrtarisht ka filluar edicioni i tretë i basketbollit Liga Unike në kategorinë e femrave, ku garojnë tre skuadra nga Shqipëria (Partizani, Tirana dhe Flamurtari) dhe tre skuadra nga Kosova ( Prishtina, Bashkimi dhe Penza). Prishtina ka befasure me fitoren në transfertë kundër Partizanit me rezultatin 65-63, Bashkimi binshëm mundi Flamrtarin me rezultat 88-61, ndërsa Tirana mundi ekipin Penza me rezultat 86-67.
Rezultatet e raundit të parë:
Partizani – Prishtina, 63-65
Bashkimi – Flamurtari, 88-61
Tirana – Penza, 86-67
Renditja: Tirana 2 pikë, Bashkimi 2 pikë, Prishtina 2 pikë, Partizani 1 pikë, Flamurtari 1 pikë, Penza 1 pikë.