Basketboll: Në Prizren do të zhvillohet Superkupa mbarëkombëtare e femrave

Në Superkupën barëkombëtare të basketbollit për femrave që do të mbahet në Prizren me date 26 dhe 27 tetor, do të marrin pjesë Flamurtari i Vlorës, Partizani i Tiranës, Bashkimi i Prizrenit dhe Penza e Pejës. Katër ekipet që janë Kampionë dhe fituesit e Kupave të Shqipërisë dhe Kosovë dhe Kosovës do të luftojnë për një trofe, që është shumë i rëndësishëm për basketbollin mbarëshqiptar.

Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari-Partizani me fillim në orën 16:00 dhe Bashkimi-Penza me fillim në orën 19:00. Nërsa ndeshja finale që do të jetë përballje të ekipit nga Shqipëria dhe ekipit të Kosovës apo fituesve të ndeshjeve gjysmëfinale, do të zhvillohet të enjten në ora 19:00

Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share