Basketboll: Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së katërt të Superligës, KB Çairi 2030 mysafire në Gjevgjeli

Të shtunën, të dielën dhe të hënë në program janë ndeshjet e javës së katërt në Superligën e basketbollit të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja kryesore e kësaj jave do të zhvillohet në Gostivar aty ku do të përballen skuadra vendase Gostivari dhe ekipi Rabotniçkit kampion i shumëfishtë i vendit. Ndeshja në fjalë luhet të shtunën në ora 19:00. Të shtunën zhvillohen edhe ndeshjet TFT – Euro Nikel, me fillim në orën 18:00 si dhe ndeshja Feniks 2010 – Kumanova 2009.

Të dielën në program janë dy takime dhe atë në Gjevgjeli skuadra vendase Kozhufi përballet me ekipin debutues Çairi 2030, ekip e cila në tre ndeshjet e para ka 2 fitore dhe një humbje. Ndeshja zhvillohet në sallën sportiv “26 Prill” në Gjevgjeli , të dielën me fillim në orën 18:00. Në Manastir skuadra vendase Pelisteri takohet me Strumicën (18:30). Ndërsa të hënën më 31 tetor, zhvillohet ndeshja MZT Skopje – Naviko Akademija FMP. Ndeshja zhvillohet në palestrën “Jane Sandanski” me fillim në ora 18:00.

Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share