Basketboll: Miami dhe Golden State nisin takimet, duel për të marrë yllin e NBA-së

E ardhmja e Kevin Durant dukte ende e paqartë. Edhe pse basketbollisti figuron në posterat që skuadra e Brooklyn Nets ka përgatitur për sezonin e ri 2022-2023, e ardhmja e tij mund të jetë larg Nju Jorkut.

Sipas mediave amerikane, disa skuadra janë interesuar për të marrë 2 herë kampionin e NBA-së. skuadra që i kanë mundësitë financiare për të hyrë në bisedime me Nets, duke për të bërë edhe shkëmbime lojtarësh.

Gjithsesi, Miami Heat dhe Golden State Warriors janë në “pole” për 33-vjeçarin. Skuadra e Warriors synon të rikthejë lojtarin në radhët e saj, aty ku ai ka fituar dy titujt kampionë, por duke sakrifikuar jo pak.

Disi më konkrete duken përpjekjet e Miami, teksa kanë nisur kontaktet e para mes dy skuadrave. Drejtuesit e dy ekipeve janë takuar ditën e diel në Las Vegas, por ende nuk ka asgjë konkrete në horizont.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share