Basketboll: Mbyllet sezoni i rregullt në Euroligën e basketbollit për meshkuj

Me ndeshjet e xhiros së 34-të dhe të fundit në Euroligën e basketbollit për meshkuj mësohet ekipet që  vazhdojnë garat në play off dhe tetë ekipet që i thanë lamtumirë edicionit të sivjetmë. Në raundin e fundit vendasit  dolën fitues në shtatë ndeshje , ndërsa mysafirët vetëm në dy takime.

Në play off janë kualifikuar gjashtë ekipet më të mira, të renditura si më poshtë: Real Madrid, Panathinaikos, Monaco, Barcelona, Olympiacos dhe Fenerbahce. Ndeshjet e fazës play off do të nisin pas 10 ditësh.

Në fazën play in, janë katër ekipet të cilat  do të përballen më 16 prill dhe ateMaccabi Tel Aviv–Baskonia Gasteiz si dhe Anadolu Efes–Virtus Bolonja. Ekipet   fituese  nga  këto  ndeshje  do të kualifikohetn në fazën e play off ku do ti bashkangjiten gjashtë ekipeve të para

Tetë skuadrat   që largohen nga   turneu janë Ato janë: Partizan Beograd, Armani Milano, Valencia Basket, Zalgiris Kaunas, Bayern Munich, Crvena Zvezda, Villeurbanne dhe Alba Berlin, pra  ekipet që u renditë nga pozita e 11 deri në at të 18.

 

Rezulattet e  raundit të 34-t

 

Zalgiris Kaunas – Real Madrid, 62-64

Monaco – Byern Mynich, 89-85

Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 100-55

Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 92-86

Panathinaikos – Alba Berlin, 84-75

Olympiacos – Fenerbahce, 84-81

Partizan Beograd – Valencia Basket, 79-66

Virtus Bolonja – Baskonia Gasteiz, 91-95

Villeurbanne – Barcelona, 76-72

 

Orari i ndeshjet të Play in  që do tëzhvillohen më 16 prill.

Maccabi Tel Aviv – Baskonia Gasteiz

Anadolu Efes – Virtus Bolonja

 

Dyshet e Play off

Real Madrid – Anadolu Efes/Virtus Bolonja

Panathinaikos – Maccabi/Baskonia Gasteiz

Monaco – Fenerbahce

Barcelona – Olympiacos

Lexo gjithashtu
Total
0
Share