Fenerbahçe skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje
Me katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmë është kompletuar java e pestë e Euroligës së basketbollit për ekipe.
Skuadra turke e Fenerbahce është e vetmja pa asnjë humbje në Euroleague, duke i fituar të pesë takimet e luajtura deri më tani. Në përballjen e fundit, Fenerbahce mposhti 88-79 kampionët në fuqi të Anadolu Efes në derbin turk.
Vijon të zhgënjejë ekipi i Real Madrid, që në fushën e tij u mund 95-92 nga debutuesit e Virtus Bolonja. Në përballjen tjetër italo-spanjolle, Barcelona mposhti me lehtësi Armani Milano me rezultatin 74-56.
Ekipi i vetëm pa asnjë fitore është Bayern Mynih, që u mund 78-72 nga serbët e Crvena Zvezda. Humbjen e parë në këtë edicion pësoi skuadra greke e Olympiacos, që në fushën e saj u mund 81-76 nga Monaco
Rezultatet e xhiros së pestë
Crvena zvezda – Bayern 78 – 72
Anadolu Efes – Fenerbahce 79 – 88
Lyon-Villeurbanne – Baskonia 87-61
Barcelona – Milano 74-56
Real Madrid Virtus Bologna 92 – 95
Partizan – Zalgiris Kaunas 87 – 76
Valencia – Alba Berlin 87 – 73
Maccabi Tel Aviv – Panathinaikos 85 – 74
Olympiakos – Monaco 76 – 81
Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në edicionin 2022/23, tabelën e klasifikimit e kryesojnë Fenerbahçe me pikë maksimale e ndjekur nga Maccabi, Olympiakos dhe Monaco me nga katër fitore e një humbje, Baskonia, Milano, Alba Berlin dhe Barcelona kanë nga tre fitore e dy humbje
Përgatiti Shaban Sinani /KlanMacedonia/