Basketboll: Kompletohet java e 15-të e Euroligës

Pesë skuadra ndajnë kreun me nga 10-të fitore e 5 humbje

Me kompletimin e javës së 15-të në Euroligën e basketbollit pesë skuadra kryesojnë renditjen me pikë të barabarta pra me nga 10 fitore e pesë disfata, si Fenerbahçe, Real Madrid, Baskonia Gasteiz, Barcelona e Monaco.

Në mesin e pesë ekipve të para, tri janë ekipe spanjolle, çka konfirmon se po dominojnë në Euroleague. Fenerbahçe pas disfatë me Partizanin e Beogradit para tifozëve vendas disi e ka humbur shkëlqimin dhe tani detyrohet që kreun e tabelës të ndaj me skuadrat e tjera.

Një sezon me me batica e zbatica ka edhe skuadra tjetër turke Anadolu Efes, e cila është kampione në fuqi por aktualisht renditet në mesin e tabelës. Tetë ekipet e para pas përfundimit të pjesë së rregullt të garave kualifikohen në çerekfinalen e play off-it.

Rezultatet komplete të xhiros së 15-të:

Fenerbahce – Partizan Beograd, 72-73

Olympiacos – Crvena Zvezda, 86-90

Alba Berlin – Maccabi Tel Aviv, 70-83

Baskonia Gasteiz – Virtus Bolonja, 90-79

Real Madrid – Villeurbanne, 92-73

Anadolu Efes – Panathinaikos, 88-69

Zalgiris Kaunas – Bayern Mynih, 75-67

Armani Milano – Monaco, 79-71

Valencia Basket – Barcelona, 84-83

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share