ERHAN RAMADANI – TË GJITHË DO TA FESTOJMË FITOREN
Pas suksesit në kampionatin e rregull në elitën e basketbollit skuadra “Çairi 2030” sot zhvillon ndeshjen e parë në fazën e play off, kundër ekipit TFT, që do të zhvillohet në palestrën “Shaban Trstena” me fillim në orën 21:00
Trajneri i klubit të basketbollit “Çairi 20230” Erhan Ramadani në pritje të sfidës së parë të play off-it, tha se qëllimet e klubit janë arritur pasi ata para fillimit të kampionatit kanë pretenduar pozitën e gjashtë apo të shtatë, ndërsa arritën më të mirën e mundshme me vendin e katërt në renditjen e tabelës
“Tash më jemi në vend të katërt kemi përparësi në terrenin vendor , do të luajmë me TFT. Play off-i është një gjë e re për neve, është një gjë të cilën ne e mirëpresim dhe është një hapë më përpara në histori. Dmth e kemi shkruaj këtë histori. Mendoj se kemi gjasa shumë reale që të jemi edhe në gjysmëfinale të play off-it. Do ta shohim po përgatitemi maksimalisht, shpresoj se me tifozët të cilët do të jenë pjesëmarrës në atë ndeshje ne do të jemi ne ato të cilët do ti gëzohemi fitores” deklaroi trajneri Erhan Ramadan
Trajneri për ndeshjen me TFT-n të shtunë në palestrën Shaban Trstena ka një porosi për tifozët
“Ta vërshojnë ashtu siç e dinë edhe ato, ta vërshojnë sallën Shaban Trstena , të jenë lojtari ynë i gjashtë. Me përkrahjen e tyre ne në këtë sezon e kemi dëshmua, pasi vetëm nga Euro Nikel kemi humbur në praninë e tifozëve . Kështu që të jenë aty se me të vërtet do të jetë spektakël dhe shpresoj se përfundimi do të jetë për krejt ne i lumtur dhe të gjithë do ta festojmë fitoren” deklaroi ai.
Në ndeshjet tjera të çerekfinales së play off-it, takohen: Rabotniçki – Feniksi, Pelisteri – Euro Nikel, dhe MZT Skopje – Gostivari. /tvklan.mk/