Euroliga e basketbollit për meshkuj ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së 12-të. Në ndeshjet e mbrëmshme të suksesshme ishin skuadrat turke Fenerbahce e cila vijon të komandojë renditjen, duke mposhrtur me lehtësi në transfertë ekipin gjerman Alba Berlin me rezultatin 104-75 Një tjetër skuadër turke që fiton është ajo e Anadolu Efes ndaj lituanezëve të Zalgiris Kaunas me rezultat 86-60 në Lituani. Raundi i 12-të ka qenë për t’u harruar për ekipet spanjolle. Real Madrid u mund 95-94 nga Monaco pas kohës shtesë. Falë këtij triumfi, francezët ngjiten në vendin e dytë.
Disfatë ka pësuar edhe Baercelona, që në fushën e saj u mposht nga Villeurbanne e Francës me rezultat 75-74. Panathinaikos mundi Armani Milano,90-77.
Pas 12 xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Fenerbahce me 10 fitore e 2 humbje e ndjekur nga Monaco që ka 9 fitore e 3 disfata.
Rezultatet e xhioros së 12-të
Panathinaikos – Armani Milano, 90-77
Alba Berlin – Fenerbahce, 75-104
Maccabi Tel Aviv – Valencia Basket, 84-68
Partizan Beograd – Crvena Zvezda, 73-76
Real Madrid – Monaco, 94-95
Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 60-86
Olympiacos – Virtus Bolonja, 111-71
Baskonia Gasteiz – Bayern Mynih, 78-53
Barcelona – Villeurbanne, 74-75
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/