Bashkim Selmani: Korrupsioni buron nga institucionet, por vështirë dëshmohet

Profesori universitar, Bashkim Selmani duke folur për format e korrupsionit në emisionin Klan Debat, vlerëson se korrupsioni në Maqedoni vështirë dëshmohet. Fatkeqësisht, sipas Selmanit, sot çdo fjali fillon dhe mbaron me korrupsion dhe krimin e organizuar.

“Kur bëhet fjalë për korrupsionin si vepër penale, është veprim i fshehtë, që shumë vështirë dëshmohet. Ne flasim gjithmonë për krimin dhe korrupsionin, mirëpo nëse i marrim të dhlënat statistikore si studiues të kësaj materieje do ta kemi shumë të vështirë t’i dëshmojmë të njejtat sepse për çdo fajësi apo pafajësi, janë organet gjyqësore ato që vendosin”, deklaroi profesori Bashkim Selmani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share