Barcelona synon titullin e 15-të

Tekniku katalanas, Xavi: Përsosmëria në fushë kurorëzohet me trofe

Barcelona do e nis përballë Osasunës tentativën për të mbrojtur trofeun e Superkupës së Spanjës. Skuadra e Çavi Hernandez luan gjysmëfinalen ndaj surprizës së këtij kompeticioni, në një takim ku përveç finales synon të ruaj trendin e fitoreve radhazi. Barcelona nuk njeh rezultat tjetër në tre duelet e fundit, gjithsesi, nuk ka bindur me lojë dhe këtu është edhe fokusi i trajnerit Çavi e stafit të tij.

“Duhet të ndalojmë së dhuruari për kundërshtarët. Kemi bërë gabime specifike që i kanë komplikuar sfidat tona, por mendoj se jemi në rrugën drejt rikuperimit. Po përmirësohemi. Në një kompeticion të tillë, ne mund të përsërisim ato gabime sepse do ndëshkohemi. Përsosmëria që kërkojmë do të na bëjë të fitojmë trofe. Unë mendoj se ne po luajmë shumë më mirë nga momenti kur kam ardhur këtu”.

Presioni i tifozëve duket se po përjetohet më shumë prej tij.

“Reagimi i lojtarëve është shumë pozitiv. Ata e kuptojmë që kur nuk japin 100% në fushë nuk do të arrijmë asgjë. Luajmë si një familje. Si trajner mundohem të lehtësoj presionin mbi ta”.

Barcelona është kampionia në fuqi e kompeticionit, të cilin ka arritur ta ngre lart 14 herë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share