Barcelona rrezikon të sanksionohet rëndë nga UEFA

“Rasti Negreira” ka prekur shumë Barcelonën dhe situata mund të përkeqësohet.

UEFA mund ta sanksionojë Barcelonën dhe të lërë jashtë Europës klubin e Joan Laporta.

Sipas programit “Onze” në “Tv3”, klubi i Barcelonës ka kryer një studim për të zbuluar nëse mund të luante një kompeticon larg Europës nëse sanksionimi i organit të lartë të futbollit për klube të konfirmohej përfundimisht.

Një opsion, gjithmonë sipas këtij programi televiziv katalanas, do të ishte të luante miqësore dhe një opsion tjetër do të ishte të përpiqej të luante në një kompeticion si klub mysafir, diçka që mund t’i japë Barçës një shumë të mirë parash, dhe fokusi mund të jetë në ligat aziatike.

Një tjetër mundësi që po konsiderohet është edhe pjesëmarrja e Barcelonës në ndonjë ligë tjetër europiane në rast sanksionimit në Spanjë. Në çdo rast, do të ishin partnerët ata që me një konsultim do të votonin për mundësitë.

Joan Laporta, presidenti i klubit të Barcelonës, u takua pak ditë më parë me Alexander Ceferin, presidentin e UEFA-s, për t’i dhënë shpjegime për skandalin e rastit Negreira që e vendos Barçën në qendër të vëmendjes për pagesat e kryera.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share