Barcelona projekton transferimin e yllit të Man United

Marcus Rashford ka hapur derën për një largim nga klubi i tij i fëmijërisë Man United në një intervistë të fundit.

Anësori i Man United, i lindur në Wythenshawe, tha në një intervistë me Henry Winter se po mendon largimin nga Old Trafford.

“Për mua, personalisht, jam gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm”, ka thënë sulmuesi anglez.

 

 

“Kur të largohem do të ketë ‘ndjenja të vështira’. Nuk do të keni asnjë koment negativ nga unë për Man United”.

Sipas Diario Sport, Barcelona po e shikon Rashfordin si një përforcim të mundshëm për sulmin e tyre dhe beson se ai ka talentin dhe shkathtësinë për të ndihmuar skuadrën.

Sky Sports raporton se paga e lartë e Rashford mund të jetë një pengesë e madhe për klubin katalunas, por edhe lojtari e di se duhet t’i ulë kërkesat. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share