Lajmi për pensionimin e Sergio Busquets ka vënë në lëvizje Barcelonën. Katalanasit kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e spanjollit, ku tashmë është identifikuar edhe pasuesi.
Mesfushori brazilian, Bruno Guimaraes është në krye të dëshirave të drejtuesve të Barcelonës. Futbollisti i Newcastle ka bërë një paraqitje të mirë në këtë sezon tek “qymyrxhinjtë”, duke qënë vendimtar me lojën e tij.
25-vjeçari ka luajtur në 28 ndeshje të këtij sezoni, ku ka shënuar 3 gola dhe dhuruar 5 asistime. Për të arritur tek ish-lojtari i Lyonit, Barcelona do përballet me një konkurencë të ashpër, pasi në gjurmët e Guimareas gjenden edhe klube si Real Madrid, Juventus dhe Liverpool.
Përpos rivalitetit edhe kosto do të ishte e vështirë për t’u plotësuar. Lojtari vlen në treg rreth 60 milionë euro në marrëveshjen deri në Qershorin e vitit 2026, si dhe një pagë javore prej 200 mijë paund.
Klan News