Barcelona kërkon rikthimin e “tulipanit” holandezit Xavi Simons

Xavi Simons, talenti i njohur i futbollit, po kalon një periudhë fantastike te RB Leipzig në Gjermani. Në 41 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, ai ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 15 asistence.

Pavarësisht moshës së tij, 21 vjeç, Simons tregon cilësi të larta në repartin ofensiv. Pas periudhës te PSV dhe Leipzig, Barcelona po kërkon të rikthejë këtë talent në “La Masia”.

Megjithatë, Paris Saint-Germain është gjithashtu në garë për të siguruar shërbimet e tij. Pritet që fati i Xavi Simons të përcaktohet pas përfundimit të Euro 2024.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share