Barcelona kërkon me ngulm transferimin e Dani Olmos

Bordi i Barcelonës ka shfaqur interes të madh për lojtarin spanjoll Dani Olmo, i cili prej 3 sezoneve ka shkëlqyer me fanellën e RB Leipzig në Bundesliga, Kampionatin gjerman të futbollit.

Olmo është kthyer në një “kusht” për transferimin e tij në Katalunjë sezonin e ardhshëm. Megjithatë, problemi vijon të jetë klauzola e transferimit, pasi drejtuesit e Leipzig kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për ta lënë “fantazistin” të shkojë. Kjo shifër është e pamundur për t’u paguar nga Barcelona, duke parë edhe problemet financiare të klubit.

Pavarësisht kësaj, Barcelona vazhdon të kërkojë transferimin e 25-vjeçarit spanjoll. Olmo ka bërë të qartë drejtuesve të Leipzig dëshirën e tij për të luajtur në “Camp Nou”, dhe Presidenti Joan Laporta po bën maksimumin për të finalizuar këtë transferim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share