URIME EDHE NGA “RIVALI I PËRBETUAR” REAL MADRIDI
Barcelona me fitoren kundër Espanjolit fitoi titullin e 27-të në La Ligën spanjolle, të parën pas epokës Messi, kurse pas ndeshjes urimi erdhi edhe nga rivali i përbetuar Real Madridi, njofton KlanM.
“Urime për Barcelonën, kampionin e La Ligës për sezonin 2022/2023” – thuhet në profilet zyrtare të Real Madridit nëpër rrjetet sociale.
Të revoltuar nga rezultati, tifozët e Espanjollit, ndërprenë festën e Barcelonës në terren dhe u përpoqën që fizikisht të përballen me futbollistët katalanas.
Tre prej tyre, Buskets, Alba dhe Arauho, sic percjell KlanM, nuk e patën problem që të përballen me huliganët, por incidente më të mëdha parandaloi sigurimi.
Por, festa e madhe vazhdoi në zhveshtore. Nuk mungoi as edhe Presidenti i Klubit, Hoan Laporta.
Laporta, sic percjell KlanM, premtoi transferin për të cilin spekulohet muajt e fundit.
“Do të bëjmë çmos që ta kthejmë Leo Messin” – ka thënë Laporta.
Lionel Messi ishte ndër të parët që uroi Barcelonën për titullin e 27-të në La Liga.