Barcelona ka shënuar fitore të vështirë përballë Celta Vigos.
Katalonasit fituan me rezultat 3-2 por deri në fund të ndeshjes ishin duke humbur 0-2, shkruan Indeksonline.
Golat për Celta Vigon i shënuan Larsen në minutën e 19-të dhe Douvikas në minutën e 76-të.
Në anën tjetër për Barcën, dy gola i shënoi Lewandowski (81’ & 86’) dhe një tjetër nga Cancelo (89’).
Me këtë fitore, Barca është në vendin e parë me 16 pikë aq sa ka edhe Girona dhe një më shumë se Reali.