Barcelona do ta ndërtojë një statujë të Messit teksa e pret rikthimin e tij në Camp Nou

Presidenti Joan Laporta ka zbuluar se Barcelona do ta ndërtojë një statujë të Lionel Messit në oborrin e stadiumit “Camp Nou”.

Ky do të jetë një vlerësim i gjigantit katalunas për legjendën argjentinase, i cili dha gjithçka nga vetja dhe fitoi gjithçka me klubin spanjoll.

Messi u largua nga Barça vitin e kaluar pas afro 20 vjetësh pasi i skadoi kontrata dhe s’e vazhdoi atë shkaku i borxheve të “Blaugrana”, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, edhe pse u largua me lot në sy nga klubi i tij i zemrës, 35 vjeçari mund të rikthehet në “Camp Nou” verën tjetër, pas dy vjetësh të kaluar në Paris Saint-Germain, kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin francez.

E tash, Barça po mendon ta bëjë të pavdekshëm shtatë herë fituesin e Topit të Artë.

Ne do ta ndërtojmë një statujë të Leo Messit jashtë stadiumit Camp Nou. Vendimi është marrë”, u shpreh Laporta.

Futbollisti jug-amerikan e ka në opsion qëndrimin në PSG dhe vazhdimin e një kontratë luksoze, por edhe transferimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, më i mundshëm duket të jetë një rikthim i tij në Camp Nou pasi të gjithë e duan këtë.                        

Lexo gjithashtu
Total
0
Share