Mbrojtësi ka një klauzolë 1 miliardë Euro
Barcelona vijon të besojë te të rinjtë e ekipit. Klubi katalanas vendosi të zgjasë edhe me 2 sezone kontratën e 19-vjeçarit, Alejandro Balde. Mbrojtësi firmosi deri në 30 Qershor të 2028 me Barça. Balde do të ketë edhe një klauzolë 1 miliardë Euro aq sa Gavi, Pedri, Ronald Araujo dhe Ansu Fati.
Alejandro Balde u bë pjesë Barcelona kur ishte vetëm 8 vjeç, duke kaluar në të gjithë ekipet zinxhir. Ai debutoi me ekipin e parë në 14 Shtator të 2021 dhe me kalimin e kohës mori më shumë minuta.
Në ditët në vijim pritet zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës edhe me mesfushorin me tipare sulmuese Lamine Yamal deri në 30 Qershor të 2026 dhe trajnerit Xavi Hernandez deri më 30 Qershor të 2025.
Tv Klan