Barça ia “maron kulaçin” Realit

Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2.

Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me anë të Kylian Mbappes në minutën e 5’.

Megjithatë rezultatin në baraspeshë e solli Lamine Yamal, në minutën e 22’, duke realizuar gol të bukur.

Kurse për golin e epërsisë u përkujdes Robert Leëandoëski në minutën e 36’, nga penaltia.

Ndërsa vetëm tre minuta më vonë Raphinha e shënoi golin e tretë.

Ndërkohë pak pa përfunduar pjesa e parë, Barça shënoi edhe golin e katërt me anë të Baldes.

Në pjesën e dytë, blaugranët nuk u ndalën pasi shënuan edhe golin e pestë me anë të Raphinhas.

Reali krejt çka bëri në këtë ndeshje është që realizoi edhe golin e dytë me anë të Rodrygos./Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share