Banorja e cila hyri mbrëmë në Big Brother VIP Kosova, ishte përjashtuar nga një emision në Shqipëri për përleshje fizike

Modelja Xheneta Fetahu, e cila iu bashkua edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ishte përjashtuar nga një emision në Shqipëri për dhunë fizike.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur disa muaj më parë.

Fetahu mori pjesë në spektaklin “She’s on Top”, nga i cili kishte pasur një konfrontim fizik me një konkurrente.

Kjo përleshje ka bërë që produksioni t’i përjashtonte të dyja nga gara, përfshirë modelen nga Kosova, e cila mbrëmë ka hyrë në BBVK.

“Nuk do të doja që të shihja skena të tilla, e aq më pak nga vajza të rritura. Ne si produksion kemi vendosur një përjashtim të menjëhershëm si për Sindin ashtu edhe për Xhenetën”, pati thënë moderatorja e këtij emisioni Argjira Spanca.

Xheneta Fetahu, një personazh i komentuar në shtypin rozë iu bashkua mbrëmë spektaklit të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share