ARSOVSKA: NUK DO T’I DËGJOJ DËSHIRAT INDIVIDUALE, 100 MIJË BANORË KËRKOJNË BULEVARD
Banorët e Lagjes Butelit kanë uzurpuar pronë shtetërore duke i zgjeruar oborret e tyre. Kështu sot akuzoi Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Arsovska iu përgjigj qytetarëve se toka ku do të kalojë bulevardi është shtetërore dhe se ky projekt është i vjetër, gjegjësisht i paraparë me Planin e përgjithshëm urbanistik 2012-2022.
“Aty është premtuar një zgjidhje për trafikun. Gjgejësisht ndërtim i një bulevardi të cilët qytetarët e kërkojnë më shumë se 20 vite. Nuk dua të ndëryjë tek dëshirat individuale të banorëve. Ne flasim për 100 mijë banorë të cilët duan kjo të realizohet. Banorët kërkojnë infrastrukturë më të mirë e kjo nuk nënkupton uzurpim i tokës shtetërore” – tha Daniela Arsovska.
Ditë më parë banorët kërkuan që të takohen me kryetaren e Qytetit të Shkupit. Duke thënë që vendin e kanë mirëmbajtur dhe kanë paguar tatim që nga viti 1964.
“Ne kemi dokument nga komuna që kemi bërë që nga 1 prilli i viti 1974 dhe deri tani e mbajmë atë vend që të mos mbijnë thera, nuk na u deshtë as atëherë e as tani. Por uzurpator mua në 84 vite me quan uzurpuese po të jetë sot këtu me bastunin njëherë dhe të shohim kush është uzurpatorë unë apo ajo apo disa tjerë atje. Askujt si kam marrë asgjë atë na e jep shteti me dokument, kemi paguar tatim dhe e kemi mirëmbajte” – deklaroi një qytetare.
Bulevardi “Boca Ivanova” do të fillojë të ndërtohet gjatë këtij muaji. Sipas projektit, parashihet të ndërtohet edhe rrjet atmosferik dhe ndriçim të ri rrugor. Pranë bulevardit është paraparë ndërtimi edhe i shtegut për biçikleta, një shteg për këmbësorë. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi