Banka Credit Suisse merr hua 54 miliardë Dollarë nga Banka Qëndrore Zvicerane, frikë në tregjet financiare

Banka e dytë më e madhe zvicerane Credit Suisse ka njoftuar se do të marrë hua 54 miliardë Dollarë nga Banka Qëndrore Zvicerane. Kjo lëvizje, sipas bankës, bëhet për të mbështetur financat e saj dhe për të forcuar likuiditetin.

Aksionet e Credit Suisse ranë me 24% të mërkurën. Marrjen e borxhit, banka e konsisderon si veprim vendimtar që duhej për të forcuar bankën.

Rënia e aksioneve dhe marrja e huasë nga banka qëndrore ka shkaktuar frikë në tregjet financiare.

Kjo vjen edhe pas falimentimit të bankës Silicon Valley Bank në SHBA gjatë ditëve të fundit.

Shqetësimet në tregjet financiare kanë të bëjnë me faktin nëse këto që po ndodhin janë fillimi i një krize ekonomike globale apo janë raste të izoluara.

Për këto shqetësim reaguan institucionet financiare në Zvicër. Banka Qëndrore e Zvicrës dhe Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar qetësuan investitorët duke thënë se janë të gatshëm ta ndihmojnë Credit Suisse nëse është e nevojshme.

Por pas lajmit për Credit Suisse, nisën edhe efektet e para. Në Azi, aksionet e bankave ranë gjatë ditës së sotme. E kundërta ndodhi në Kinë. Aksionet e Bankës së Kinës u rritën me 2.7%. Analistët po e konsiderojnë Kinën si një “port të sigurt” për investitorët. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share