BANORËT E REVOLTUAR SE ASKUSH NUK VJEN TA PASTROJË
E rrethur me mbeturina kështu duket banesa sociale në Vizbeg të Shkupit. Në mes mbeturina luajnë fëmilët e për këtë sëmuren shpesh ankohet Bajram Alishan i cili ka mbesën e sëmure.
“Fëmijët na u sëmuren me lijën e majmunëve, shumë sëmundje ka këtu. Edhe qenë ka mbi 50 qenë të gjithë të sëmurë”, deklaroi Bajram Alishan qytetarë
Banorët e kësaj banese thonë se askush nuk vjen që ta pastojë mbeturinat.
“Po na pengon deponia por nuk vijnë rregullisht t’i marrin mbeturinat. Një herë në muaj vijnë. Duhet që edhe një kontinjer ta sjellin ta rrethojnë këtë vend që të mund fëmijët tanë të luajnë e jo të rrijnë në mes të mbeturinave”, deklaroi Nurije Asan qytetare
E një pjesë e banorëve thonë që mbeturinat i mledhin për ta siguruar kafshatën e gojës.
“Këto mbeturinë kushtojnë ne nuk kemi ku t’i dërgojmë këto mbeturina. Duhet që ky vend të rrethohet që të dimë se deri ku t’i vendosim gjërat tona. Ndërsa neve na kanë lënë si bandë e braktisur. Shteti vetëm vjen kur ka zgjedhje”, deklaroi për tv KlanM Azret Emin
“Ne ham nëpër shporta, nëse nuk do ishin shportat ne nuk do të kishim të hamë do të vdesim prej urisë. Socialit nuk i intereson, deklaroi për tv Klan M Leonardo Alishan
Në çdo cep të lagjës së Vizbegur ka nga një mini deponi, disa prej tyre janë afër shtëpive të banuara. Kërkuam përgjigje nga Qyteti i Shkupit. Kryetarja Danella Arsovska tha se disa herë kanë pastuar këto deponi të egra por se sërish janë formuar. Shtoi se disa herë me rradhë inspektorët janë sulmuar në terren e kjo vështirëson edhe më shumë punën e tyre./KLanMacedonia