Balona spiun kineze fluturon mbi SHBA-të

Zyrtarët e Mbrojtjes e kanë cilësuar si një veprim te paprecedentë nga ana e Kinës

Një objekt që dyshohet të jetë një balonë përgjimi kineze ka fluturuar prej disa ditësh mbi Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të lartë amerikanë kanë këshilluar presidentin Joe Biden që të mos urdhërojë rrëzimin për shkak të frikës se copëzat e saj përbëjnë një kërcënim për sigurinë. Analistët e cilësojnë si nëj veprim të paprecedentë disa ditë përpara udhëtimit të Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në Pekin.

Një balonë e dyshuar spiune kineze po fluturon mbi Shtetet e Bashkuara prej disa ditësh. Sipas zyratarëve amerikanë kjo është një lëvizje e paprecedentë vetëm disa ditë përpara një udhëtimi të planifikuar në Pekin nga Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Avionët luftarakë u mobilizuan, por udhëheqësit ushtarakë këshilluan presidentin Joe Biden që të mos urdhëronte që autoritetet të gjuanin balonën nga frika se mbeturinat mund të përbënin një kërcënim sigurie.

Lajmi u publikua fillimisht teksa drejtori i CIA-s, William Burns po fliste në një ceremoni që po mbahej në Universitetin Georgetown të Uashingtonit, ku ai e cilësoi Kinën “sfidën më të madhe gjeopolitike” me të cilën përballet aktualisht Shtetet e Bashkuara. Senatori amerikan Marco Rubio, republikani më i lartë në komitetin e inteligjencës së Senatit, tha se balona e spiunazhit ishte alarmante, por jo befasuese. “Niveli i spiunazhit në vendin tonë nga Pekini është rritur në mënyrë dramatike më intensive dhe më të paprecedentë gjatë 5 viteve të fundit”, tha Rubio në Tëitter.

JOHN PARACHINI HULUMTUES I LARTË NDËRKOMBËTAR I MBROJTJES: Siç e dimë, Sekretari Blinken ka planifikuar që të shkojë në Republikën Popullore të Kinës në ditët në vijim. Por prania e kësaj balone spiune mbi Shtetet e Bashkuara është i paprecedentë. Është një provokim nga ana e kinezëve por edhe një gabim. Një pjesë e qeverisë tjetër nuk e di se çfarë po bën pjesa tjetër e qeverisë, ose është thjesht një procedurë standarde operative.Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është survejimi.

Uashingtoni e ka gjurmuar balonën që kur ajo hyri në hapësirën ajrore të SHBA-së disa ditë më parë, duke e mbikqyrur atë me avionë ushtarakë amerikanë. Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën.

Zyrtarët nuk pranuan të thonë se në çfarë lartësie po fluturonte balona, por pranuan se po lëvizte mbi trafikun ajror civil dhe nën pjesën e jashtme të hapësirës. Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy do të mbajë një koferencë me sigurinë kombëtare së bashku me udhëheqësit e Kongresit dhe udhëheqësit republikanë dhe demokratë të komiteteve të inteligjencës.

Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar vitet e fundit, veçanërisht pas vizitës së kryetares së atëhershme të Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në Tajvan në gushtin e kaluar, e cila shkaktoi stërvitje dramatike ushtarake kineze pranë ishullit të vetëqeverisur. Balonat spiune kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara disa herë në vitet e fundit, por ky balon duket se ka qëndruar më gjatë se në rastet e mëparshme.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share