Ballkani rrit pretendimet në Europë/Daja: Duhet të jemi me këmbë në tokë, nuk ndryshojmë objektivat

Ballkanin e pret një test i fortë në xhiron e tretë në grupin e Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës sfidojnë Astanën në një përballje që mund të vlej edhe si hakmarrje për Partizanin. Ishin pikërisht kazakët ata që shuan ëndrrën e kampionëve të Shqipërisë për të qenë pjesë e grupeve të kompeticioneve Europiane. Para këtij takimi, trajneri Ilir Daja pranoi se skuadra është me këmbë në tokë dhe tifozeria do ta shtyjë ekipin Suharekas për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë. Astana ka mbi 90 takime në Evropë. Ka marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve. Pas një fitoreje historike ndaj Dinamos së Zagrebit, nuk është e mundur të ndryshojmë objektivat. Do i marrim ndeshjet hap pas hapi. Do të fokusohemi tek Astana. Një ndeshje shumë e vështirë, por nuk do të ndryshojmë asgjë nga ato që kemi bërë deri sot”.

Grupi C kryesohet nga Pëlzen me 6 pikë, ndjekur nga Ballkani dhe Dinamo Zagreb me 3, teksa Astana ende nuk ka shijuar pikët në dy takimet e para.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share