Ballkani “gjunjëzon” Dinamo Zagrebin – shpërthejnë mediat kroate

Kampioni i Kosovës në futboll, ekipi i Ballkanit të Therandës është surpriza më e madhe në ndeshjet e raundit të dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Ballkani fundosi Dinamo Zagrebin në ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin  2:0, me  golat e shënuar nga Almir Kryeziu në minutën e 44-t  dhe Walid Hamidi në minutën e 83-të. 

Mediumet e njohura kroate shpërthejnë për humbjen e 24 herë kampionit të Kroacisë, Dinamos së Zagrebit me rezultat 2:0 nga kampion i Kosovës, Ballkani i Therandës, në kuadër të xhiros së dytë të Konferencë Ligës në futboll.

Sikleti në Kosovë: Dinamo pa gjuajtje, humbi përballë Ballkanit në Ligën e Konferencës.

Dinamo ishte favorit i madh në Prishtinë, por nuk e justifikoi atë status në fushë. Ballkani kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë, ndërsa Dinamo nuk gjeti se si të përgjigjej dhe kampioni i Kosovës më vonë konfirmoi fitoren e madhe”, shkruan “24 sata”.

 “Një nga humbjet më të turpshme evropiane të Dinamos”, është titulli i mediumit kroat “Index.hr”.

Pas kësaj disfate, trajneri i Dinamos, Jakiroviq ka thënë se nuk e di a do të vazhdojë të mbetet trajner, por do të vendosë deri nesër para dite./KlanMaedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share