Balla vizitë në Arabinë Saudite, takohet me ministrin e Mbrojtjes atje

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ku do të marrë pjesë në Panairin Botëror të Sigurisë dhe Mbrojtjes që do të zhvillohet në Riad.

Balla gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim në Ministrinë e Mbrojtjes me Princin Abdul Rahman bin Muhammad bin Abdulaziz bin Ayyaf Al Muqrin.

Mësohet se gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimimit në fushën e sigurisë kibernetike dhe çështje të tjera me interes të dy vendeve, njofton tvklan.al, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share