Balla pas takimit me Thaçin dhe Veselin në Hagë: Komandantët e UÇK-së të arrestuar mbi bazën e një rezolute turpi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-drejtuesin e UÇK-së, Kadri Veselin.

Pas takimit, Balla është shprehur se “komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë mbi bazën e disa akuzave të paqena”. Balla thotë se ata mbahen të arrestuar në bazë “të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”.

“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj. Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, tha Taulant Balla./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share