Deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija në Klan Debat përballë Blerim Sejdiut të Lëvizjes Besa, theksoi se pjesë e kësaj qeverie në këtë mandat qeverisës ka qenë edhe Lëvizja Besa. Derisa kanë qenë pjesë e qeverisë, Kadrija thotë se Besa nuk ka folur për korrupsion, ndërsa menjëherë sa ka dalur ka akuzuar për korrupsion.
“Nëse ju vendosët që në ora 12 të natës të ndërroni qeverinë me Apasievin, fajin nuk ua ka askush. Ju mendoni se Kushtetutën do e ndërroni me Apasievin? Me Apasievin që nuk e pranon Kosovën, që nuk e pranon Marrëveshjen e Ohrit. Me atë përbrërje ju deshët të bëni shumicë”, tha mes tjerash Kadrija./KlanMacedonia