Baerbock: Provokimet e palës serbe kanë nxehur situatën, sulm tinëzar kundër policisë kosovare nga banda terroriste e armatosur deri në dhëmbë

Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në një konferencë për mediat në kuadër të Ministerialit të Ministrave të Jashtëm në Tiranë, i ka bërë thirrje Serbisë që të ndjekë proceset hetimore në lidhje me sulmin e ndodhur në Banjskë.

Ministrja ka thënë se kjo ka ndodhur si pasojë e provokimeve të palës së serbe, teksa e ka quajtur sulmin terrorist të një grupi të armatosur deri në dhëmbë kundër policisë së Koosvës.

Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock: Që tani mund të premtoj se kjo është vizita ime e parë në Shqipëri, por me siguri nuk ka për të qenë e fundit. Kënaqësi e madhe për mua që procesi i Berlinit, fillon në rajon, atje ku është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të Ballkanit Perëndimor.

Nga Komisioni Evropian në Kiev përjetuam se si njerëzit në Ukrainë përgjigjen në çdo qelizë të tyre për Evropën, të njëjtën entuziazëm kam parë edhe në Ballknin Perënimdor, e ndajnë të rinjtë  e këtij rajoni. Për ata është e qartë se e ardhmja e tyre është në Evropë. Nëse Evropa nuk vjen ata, do të shkojnë ata në Evropë. Të gjithë duhet të përshpejtojmë ritmin drejt BE. Vizita në Kiev na ka bërë të qartë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e shndërron anëtarësimin në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE të domosdoshme, çka është një nga instrumententat tona më të forta. Por, për të bërë përpara, do të duhet të shuhen vatrat e shumta të konfliteve të mëdha në rajon.

Provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufirin me Kosovën e kanë nxehur dhe më tej situatën që ishte e tensionuar. Kjo ka ndodhur pas një sulmi tinëzar kundër policisë kosovare nga një bandë terroriste e armatosur deri në dhëmbë. Presim prej qeverisë serbe që të mund të çojë përpara proceset hetimore të ngjarjes dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes kundër ushtarëve të KFOR-it. Situata është aq e tensionuar saqë NATO ka rritur praninë e saj në kufi. Në qëndrojmë vigjilentë, kontribuojmë dhe të ardhmen e rajonit e kemi përzemër. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit ëshët në Beograd dhe Prishtinë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër perveçse që Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Oohrit. Presim kompromis, kurajo dhe pikërisht mbi këto baza është ngritur BE./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share