“Babi më shpëto”, momenti kur 23-vjeçari rus sulmohet nga peshkaqeni në det (Kujdes, pamje të rënda)

Në internet kanë qarkulluar pamjet dramatike që vijnë një plazh në Egjipt, ku një 23-vjeçar rus është sulmuar në det nga një peshkaqen tigër.

I riu, që u identifikua më vonë si Vladimir Popov, po lahej në det kur peshkaqeni e sulmoi. Ai kërkoi ndihmën e babait të tij që ndodhej gjithashtu në det.

Por fatkeqësisht, i ati dhe turistët e tjerë që ndodheshin aty nuk mundën të bënin asgjë për të shpëtuar 23-vjeçarin.

Konsulli i Përgjithshëm i Rusisë në Hurghada të Egjiptit tha për mediat ruse se viktima nuk kishte shkuar për turizëm, por prej disa muajsh jetonte në Egjipt.

Në momentin e ngjarjes, në det ishte dhe e dashura e 23-vjeçarit e cila arriti të shpëtonte pa lëndime.

Ngjarja e rëndë shokoi të gjithë turistët që ndodheshin aty. 23-vjeçari u sulmua në dy momente nga peshkaqeni.

Megjithëse autoritetet vepruan menjëherë, për të riun ishte vonë. Siç shihet në pamje, aty shfaqet një varkë. Por autoritetet nuk mundën të bënin asgjë përveç se të kapnin peshkaqenin.

Për shkak të kësaj ngjarje, në zonë u pezulluan aktivitetet në det deri të dielën.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share