Babai kosovar dhe djemtë e tij në Zvicër mbanin si skllave 4 vajza për 16 vite

Ai do të dalë në gjyq së bashku me djemtë e tij javën e ardhshme

Një baba nga Kosova bashkë me 4 djemtë e tij ka mbajtur në Zvicër, 4 vajza si skllave për 16 vite. Kjo histori tronditëse është publikuar nga gazeta “Blick”, ku në artikull nënvizohet se gratë u mbajtën si skllave për 16 vjet pa e vënë re askush.

Viktima e parë, sipas “Blick”, ka qenë nga Shqipëria. Dyshohet se babai i 4 djemve  i kishte zgjedhur këto vajza për djemtë e tij në Zvicër. Ato ishin të moshës mes 14 dhe 17-vjeçare në momentin që filluar të trajtoheshin si skllave.

Shqiptarja e  kishte njohur  burrin e saj vetëm nga fotot. Prindërve të së resë i ishte premtuar se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Por kjo jetë e premtuar doli shpejt të ishte një kurth. Sipas aktakuzës, babai kosovar i kishte udhëzuar djemtë e tij saktësisht se si të silleshin me “gratë” e tyre  me dhunë brutale fizike dhe psikologjike.

Gratë janë rrahur, poshtëruar, kërcënuar me vdekje, izoluar dhe dhunuar vazhdimisht nga anëtarët e familjes. Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre në shtëpi.

Ato duhej të bënte punët e shtëpisë nga mëngjesi në mbrëmje. Në 2019, sipas gazetës zvicerane, gratë arritën të ikin nga banesa ku mbaheshin. Tani janë në një vend të sigurt dhe mbrohen nga autoritetet. Avokati i  të pandehurave  deklaron se pas trajtimit të keq të viktimave qëndron “Kanuni mesjetar shqiptar”. Javën e ardhshme prindi kosovar dhe katër djemtë e tij do të dalin para gjyqit të qarkut në Moutier, në kantonin Jura afër Bernit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share