Babai i Ilir Shaqirit në “Dance Albania”: Jemi krenarë me të gjithë shqiptarët e ndershëm kudo në botë

Prindërit e Ilir Shaqirit kanë qenë të pranishëm në sallën e Dance Albania në Tv Klan, në këtë mbrëmje të bukur të të gjithë shqiptarëve, të cilët festojnë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nëna dhe babai ndoqën nga afër spektaklin e kësaj të hëne dhe këshillat e sugjerimet që bënë djali i tyre Ilir Shaqiri si anëtar i jurisë së Dance Albania.

Babai i Ilir Shaqirit ka shprehur vlerësimin për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë dhe që me talentin dhe punën e tyre kanë lënë gjurmë.

Alketa Vejsiu: Unë doja të pyesja këtu në sallë dhe kam dy njerëz shumë simpatikë aty, një zonjë dhe një zotëri, të cilët do të më thonë pse ata ndihen krenarë që janë shqiptarë. Kemi në sallë prindërit e Ilir Shaqirit, nënën dhe babain, të cilët i përshëndes dhe u them që duhet të jeni shumë krenarë për modelin fantastik të djalit që keni rritur dhe që gjithë Shqipëria e dashuroi, e admiroi. Babain do pyes. Çfarë ju bën juve si shqiptar të ndiheni krenar?

Babai i Ilir Shaqirit: Me sinqeritetin më të madh po shpreh me vërtetësi, me gjithë shqiptar, që jemi krenar për djalin, për Ilirin. Që në Itali u bë një kohë shumë e gjatë nga viti ’91 ka lënë gjurmë shumë të mëdha si artist, si koreograf, si balerin dhe ka një titull duke lënë gjurmë shumë të mëdha për nderin shqiptar si shqiptar që është i vërtetë. Në këtë rast patjetër do ta përmend edhe djalin e dytë se edhe ai është një artist, Olti. Ka fituar i pari tek Dance Amici.

Ilir Shaqiri: E korrigjoj unë. Dëshira ka qenë të fitonte, por ka arritur në finale, nuk ka fituar. Kështu që na jep atë që është e drejtë të na japësh.

Babai i Ilir Shaqirit: Ai ka fituar vendin e parë në baletin modern. Megjithatë, jemi krenarë që jemi shqiptar, jemi krenarë që shqiptarët e ndershëm, të zotë, të talentuar, kanë lënë gjurmë jo vetëm në Itali por në gjithë botën.

Ilir Shaqiri: Ky është komunikimi kur në një shtëpi janë të gjithë balerinë dhe kur ne diskutojmë për baletin përgjithësisht kemi pikëpamje të ndryshme, kështu që ju ftoj një ditë të vini dhe të vendosni pikët kush ka të drejtë nga ne të katërt, sepse secili ka prizmat e veta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share