Këtë e bëri të ditur, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili shprehet i bindur se përvoja e Lulzimit do u shërbejë për shtetin, transmeton klankosova.tv.
”Lulzim Zhegrova nga sot është pjesë e LDK-së. Atë, së bashku me zonjën Sanije, dy prindërit e supertalentit Edon Zhegrova, i pritëm në selinë qendrore të LDK-së!
Lajmin ja kumtuam edhe Edonit. Për të, Lulzimi dhe Sanija kanë qenë gjithmonë forcë mbështetëse në gjithë karrierën mbresëlënëse. Jam i bindur se përvoja e Lulit, do të na shërbejë shumë edhe si vend edhe si shtet. Kjo familje, mbetet model dhe ëndërr e shumë familjeve tjera, që besojnë se një ditë, të vegjëlit e tyre do të jenë lojtarë të ndeshjes kundër Real Madridit, e do të përfaqësojnë ngjyrat e fanelave më të bukura në botë, të Kombëtares së Kosovës!