Në 25 vitet e fundit, ka patur 11 raste të së ashtuqujturës “sindroma e fëmijës së harruar”
Tragjedi në Itali. Një vajzë 1-vjeçare është gjetur e pajetë në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës. Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta çuar në kopësht.
Bashkëshortja e tij duhej ta merrte vajzën në mesditë, por kur ajo mbërriti në dyert e çerdhes, edukatoret i shpjeguan se vajza nuk kishte qenë aty gjatë ditës.
Duke qenë se babai i vajzës punonte shumë pranë çerdhes së fëmijëve, nëna duke dalë nga kopshti ka pikasur makinën e parkuar të të shoqit me foshnjën në të.
E frikësuar, ka vepruar drejt saj dhe me ndihmën e një kalimtari kanë thyer xhamin duke nxjerrë fëmijën, por ishte tepër vonë. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar vdekjen e 1-vjeçares.
Në Itali, në 25 vitet e fundit ka patur 11 raste të së ashtuquajturës “sindroma e fëmijës së harruar”.
Klan News