B e H: Vetëvritet vrasësi i trefishtë!

Mediat boshnjake njoftojnë se është vetëvrarë bodibilderi dhe trajneri i fitnesit, Nerman Sulejmanoviq, I cili vrau tre persona në Gradaçac të Bosnjës.

Mediat boshnjake raportojnë se Sulejmanoviqi, pasi ishte lokalizuar, është vetëvra para syve të policisë.

Ai kishte vrarë bashkëshorten e tij dhe dy persona tjerë dhe e kishte transmetuar drejtpërdrejtë nëpër rrjetet sociale. Sulejmanoviqi edhe një herë ishte paraqitur “Live” duke thënë se foshnja është gjallë dhe se shpreson se ka vrarë edhe një polic.

Ai ishte I njohur për policinë për shkak të veprave penale, kurse kundër tij ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share