Aziri: Riorganizimi i institucioneve si pjesë e reformave në administratën publike

AZIRI NË KLAN DEBAT: DIGJITALIZIMI NUK DO TA ZVOGËLOJË ADMINISTRATËN PUBLIKE

Strategji për reforma në administratën publike ka paralajmëruar secila qeveri, por assesi të zbatohet. Bashkimi Evropian në cdo raport vjetor, mes tjerash, përmend progresin e vogël në këtë fushë.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu, në Klan Debat, tha se në Maqedoni ka institucione që as nuk e dinë se çfarë detyrash kanë, por ka edhe të tilla që kryejnë shumë shërbime, por nuk kanë kapacitett njerëzore. Prandaj, sipas tij, duhet të bëhet optimizimi i institucioneve.

“Numri I institucioneve në nivel të shtetit tani është mbi 1.000, tendencat janë që të jetë nën 1.000. Arsyeja është e vetme, nuk është vetëm të zvogëlohet numri që të duket bukur, por në aspekt funksional institucionet do të duhen të bashkohen apo të krijohet institucion I ri I cili do t`I bashkojë dy apo tri institucione tjera” – tha Azir Aliu.

Qeveria paralajmëroi forminin e Agjencisë së re për digjtalizim si përgjigje ndaj sulmeve të shpeshta kibernetike ndaj institucioneve, por megjithatë mbetet cështja nëse një institucion I vetëm mund ta zgjidh problemin duke u përballur me këto kërcënime.

“Arsyeja e parë është sepse nuk kemi një institucion, i cili mbulon në nivel të shtetit, analizon dhe filtron të gjitha penetrimet që tentojnë të atakojnë një institucion. Në këtë moment duhet të ketë në nivel të insitucioneve poshtë, si në aspekt hardverik ashtu edhe softverik, mbrojtje nga këto atake. Kjo realisht është shumë rëndë dhe shtrenjtë për t’u implementuar… pra institucionet kanë, por në nivel lokal” – tha Aliu.

Ngjarjet në Serbi ndezën alarmin edhe në institucionet e vendit rreth përdorimit të rrjeteve sociale. Ministri Aziri, sic njofton KlanM, thotë se ka insistuar të bëhet një analizë më e thellë në aspekt të krijimit dhe përdorimit të aplikacioneve të ndryshme me qëllim që të ketë një pasqyrë të përgjithshme dhe më të saktë në nivel shteti. Nëse kufizimi për qytetarët është I vështirë, gati I pamundur, në institucionet e shtetit mund të intervenohet.

“Tik-Toku jo vetëm në Serbi, por në nivel botëror ka masa të ndryshme, ku shtete të ndryshme bëjnë prevenimin e shërbimeve që I jep Tik-Toku. Unë mbaj qëndrim se në infrastrukturën e shtetit, në hardverët dhe softverët, në telefonat që janë në pronësi të shtetit mund të intervenohet dhe duhet të intervenohet ” – tha Aliu.

Sipas raportit të BE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut në vitin 2022, në reformat e administratës publike ka pasur progress mesatar ku nuk janë zbatuar rekomandimet e vitit paraprak.

BE-ja insiston në digjitalizimin dhe definimin e qartë të pozitave të punës.

Zgjidhjet, sipas Ministrit Aliu, do të vijnë pas miratimit të disa ligjeve për administratën publike. Plani është punësimi sipas meritave – sistemi që duhet t`i selektojë kandidatët më të mirë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share