Aziri: Ngelet në fuqi vendimi që ASH-ja të dalë e vetme në zgjedhje

VENDIMI I ASH-së PËR PARLAMENTARET

Nënkryetari i ASH-së Elmi Aziri njoftoi se ende ngelet në fuqi vendi që ASH të shkoj e vetme në zgjedhje, megjithatë sipas tij, janë organet e partisë që do të japin fjalën e fuata që marrin në konsideratë të gjithë mendimet e anëtarëve të partisë.

“Aleanca për Shqiptarët të dali e vetme në zgjedhje, vendimi është që të dalim vetë, dhe besoj që ashtu siç po ofrohet dita e zgjedhjeve po rritet dhe dinamika e zgjedhjeve Aleanca për shqiptarët do të sjellë vendime meritore. Ne ka disa ditë që jemi tok me antarsinë në aktivitete dhe rikostruktime dhe jemi duke e takuar aktivin politik të Aleancës dhe diskutohet mundësia që të dalim vetë ose në koalicion dhe me mbajtjen e kuvendit qëndror do të sjellim dhe vendim”, tha Aziri.

Duke komentuar deklaratën e fundit të Arben Taravari  i cili thotë se jam i gatshëm që ti vulos dhe nënshkruaj listat e kandidatëve për deputet vetëm nëse krahu i Ziadin Selës dalin të vetme në zgjedhje Aziri tha se Taravari bie ndesh me vendimet e veta për shumë çështje rreth partisë dhe zgjedhjeve.

“Kjo që e ka thënë Taravari bie ndesh me vendimin e zotëri Taravarit, sepse po të donte që ai të shkonte vetë në zgjedhje, atë mundësi e ka pasur sepse ai ka qenë vendimi i kryesisë qëndrore, dhe nuk ka pasur arsye që të ndodhnin të gjitha ato ndodhi. Meqenëse procesi gjyqësor për vulat e partinë nuk ka përfunduar, unë nuk mendoj se zoti Taravari ka në pronësi që ti japë dikujt diçka, në bindjen tonë ASH-ja është këtu”, tha Aziri.

Aziri i prer në vendimin se ASH nuk do të jetë pjesë e asnjë qeveria e cila nuk përkrah rrugën eurointegruese të vendit dhe që nuk garanton ndryshimet kushtetuese. Sa i përket emrave të kandidatëve për deputet Aziri njofoti se bëhen anketa mbrenda stuktutave të partisë dhe në bazë të rezultateve do merret vendimi përfundimtarë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share