Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Tv Klan Macedonia, tha se pavarësisht se ASH është në bashkëqeverisje me BDI-në, si parti ka ruajtur tiparet e veta kombëtare, ndaj edhe kur ka qenë në opozitë ka votuar për çështjet më të rëndësishme shtetërore, përfshirë çdo marrëveshje në të mirë të vendit.
“Organet e partisë dhe Kuvendi qëndror mundet të sjellë vendim të ndryshëm që është nga ai i Kryesisë qëndrore, normalisht që eksponentët e partisë kanë të drejtë të argumentojnë dhe të lobojnë për vendimin e tyre. Unë kam pasur shpesh mendime të ndryshme nga vendimi i organeve të partisë dhe që me marrjen e vendimit, mendimi individual është ndërprer sepse ne në fund të ditës duhet të respektojmë vendimin e shumicës, ai që nuk e repekton këtë vendim nuk është pjesë e strukturës partiake. Ne bashkëqeverisimin me BDI-në, mirëpo nuk do të thotë se ne pajtohemi në të gjitha pikat, kemi dallime mirëpo gjithmonë kemi votuar çdo marrëveshje në interes shtetëror”, tha Aziri.
I pyetur se a do të shkoj ASH në zgjedhje bashkarisht më BDI-në, Aziri tha se mendimin e tij do e thotë në organet e partisë.
“Mendimin tim personal do e them në organet e partis sepse kjo është më korrekte, Organet e partisë ende nuk e kanë diskutuar sepse akoma jemi në aktivitete e sipër nëpër strukturat tona, dhe kur do të caktohet Kuvendi qëndror do të hapet si temi dhe do të marrim një vendim, dhe unë atë vendim do ta respektoj”, tha Aziri. /tvklan.mk