Avokati Nouf bin Ahmed: Ronaldo duhet të arrestohet dhe dëbohet nga Arabia Saudite

Lionel Messi vazhdon ta përndjekë Ronaldon edhe në Arabinë Saudite. Po, po, thirrjet e emrit të yllit argjentinas nga tifozët kundërshtarë të Al Nassr e kanë “nxjerë nag shinat” portugezin.

Nouf bin Ahmed, avokat dhe këshilltar ligjor, i cila gjithashtu punon me Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare, ka njoftuar në Twitter se do t’i paraqesë një peticion Ministrisë Publike të Arabisë Saudite për arrestimin dhe dëbimin e Cristiano Ronaldos.

Shkaku? Sepse futbolliti luzitan kapi me dorë organet gjenitale si reagim ndaj tifozëve kundërshtarë, pasi dëgjoi emrin e Messit në kor të brohoritur nga këta të fundit. Gjithçka ndodhi pasi Al Nassr humbi ndaj Al Ittihad në derbin e Riadit.

“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse tifozët e provokuan Ronaldon, ai nuk diti si të reagonte. Sjellja e Cristianos është një krim. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj. Ne do të paraqesim një peticion në Ministrinë Publike për këtë çështje”, – thuhet në një postim në Twitter nga avokati i njohur saudit.

Veprimi i futbollistit ka bërë bujë të madhe në internet. Sipas burimeve të pyetura nga komentatori Mohamed al Anzi, futbollisti portugez e bëri gjestin sepse “mori një goditje gjatë lojës në organet gjenitale”, sipas EFE. Pra, alibia për t’iu shmangur të vërtetës ka nisur të gatuhet…

Avokati ka folur edhe për incidentin e Ronaldos, në të cilin ai duket se kapi Gustavo Cuéllar në qafë nga pas: “Ajo që pamë në ndeshjen e Al Nassr, konkretisht ajo që bëri Cristiano ishte një krim i lehtë.

Sulmi i Cristiano ndaj një lojtari të Al Hilal nuk ka të bëjë me atë që ndodh në një kontekst sportiv konkurrues. Vlen të theksohet se Cristiano njihet për qetësinë e tij, cila është arsyeja e ndryshimit në sjelljen e tij dhe prirjes për të qenë agresiv pas bashkimit me Al Nassr?”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share