Avokati i shtetit – Përkundër inicimit të hetimeve, Bekim Emini kandidat kryesor?! Antikorrupsioni konfirmon lëndën kundër Eminit

Bekim Emini kryetar I degës së Alternativës në Gostivar vazhdon të jetë kandidati kryesor për postin e Avokatit të shtetit përkundër informatave zyrtare se ndaj tij janë ngritur proceduara nga ana e organeve hetuese të vendit për keqpërdorim të detyrës deri sa ka ushtruar detyrën e drejtorit të Agjencisë për investime të huaja.

Qeveria nesër duhet të vendos se kush nga 4 kandidatët që janë paraqitur në shpalljen publike për postin e avokatit të shtetit do jetë I pari I këtij instiitucioni.

Ndryshe edhe Komisioni për atikorruspion sot për Klan Maqedoni ka konfirmuar se në këtë institucion ekziston lëndë kundër ish drejtorit të Agjencisë për investime të huaja Bekim Emini.

KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

Në shtator të vitit 2024, Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i është dorëzuar një raport me pretendimet për paligjshmëri në veprimtarinë e Bekim Eminit, gjatë periudhës kur ai mbante postin e kryeshefit/drejtorit të Agjencisë për Investime të Huaja. Pas kallëzimit është ngritur rast nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Pas konstatimit të gjendjes faktike në rastin konkret, në seancën publike do të merret vendim, i cili do të publikohet në ueb faqen e Komisionit Shteteëror Për Parandalimin e Korrupsionit, thuhet ne reagimin e Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Më herët informuam se ndaj Eminit procedurë hetimore ka ngritur edhe departamenti për krim serioz dhe të ndërlikuar në kuadër të Prokurorisë Publike.

Nga ky institucion javën e kaluar për Klan Maqedoni thanë se nuk mund të japin detaje rreth rastit derisa zhvillohen hetimet ndaj ish drejtorit të Agjensisë për investime të huaja Bekim Emini.

Rasti që po hetohet ndaj Eminit është në duar të prokurorit Gavril Ristovski.

Ish drejtori I Agjenisë për Investime të huaja Emini dyshohet për keqëpërdorimin e detyrës dhe se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me veprimet e tij. Ka nënshkruar marrveshje në katër sy në vend se të ndjek procedurën ligjore përmes shpalljes publike për angazhim të kompanive për nevojat e Agjensisë për investime të huaja.

Edhe nga MPB për Klan Maqedoni kishin deklaruar se derisa zhvillohet hetimi për dikë nuk mund të japin hollësi.

Ndaj Bekim Eminit sipas dokumentacionit të siguruar nga Klan Maqedoni padi penale dhe parashtesa janë lëshuar jo vetëm në prokurorin për krime serioze dhe Komisionit për Antikorrupsion por edhe deri tek policia finasiare.

Sipas informatave të Klan Maqedoni kryesia e Alternativës sot duhet të vendos nëse do mbeten në qëndrimin Bekim Emini me cdo kusht të emrohet nga qeveria në postin e Avokatit të shtetit.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share