Qytetarët ankohen te Avokati i Popullit se Ministria e Punëve të Brendshme nuk e respekton afatin ligjor për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit. Avokati i Popullit Naser Ziberi, në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, pohon se Ministrisë së Brendshme i mungojnë formulare për dokumentet e udhëtimit, por edhe për dokumentet e tjera, përcjell KlanM. Ziberi thotë se ka shumë ankesa nga qytetarët që nuk mund t’i marrin të kohë dokumentet e udhëtimit.
“Këto ankesa kanë filluar të mbërrijnë pas vitit të ri dhe ne do t’i drejtohemi Ministrisë së Brendshme pse ka pasur vonesë në nxjerrjen e atyre tashmë të përgatitura, supozoj se ato dokumente të udhëtimit janë përgatitur dhe do të reagojmë. Në biseda të caktuara jozyrtare kam marrë informacion se ka mungesë të formularëve. Mund të them me siguri se mungojnë formularët për dokumentet dygjuhëshe të udhëtimit, por mendoj se mungojnë edhe formularët për dokumentet e tjera”, theksoi Naser Ziberi, Avokat i Popullit,
Ziberi konstaton se MPB ka dhënë dokumente me emrin e vjetër të shtetit edhe pasi kishin hyrë në fuqi ndryshimet kushtetuese kur edhe u ndryshua emri. Për këtë arsye, sipas tij, institucioni që ai drejton ka kërkuar që Qeveria t’i mbulojë shpenzimet për dokumentet e reja të qytetarëve, të cilët gjatë asaj periudhe kanë nxjerr dokumentet personale dhe të udhëtimit./KlanMacedonia