Avokate së shpejti? Kim Kardashian zbulon planet e saj

Kim Kardashian e cila njihet më shumë për reality shown “Keeping Up with the Kardashians” apo paraqitjet e saj ekstravagante.

 

Megjithatë, multimilionerja ka vite që po punon edhe për diplomën e saj për drejtësi, transmeton Indeksonline.

 

Sipërmarrësja aktualisht po ndjek “leksionet e saj më të vështira”: ligji kushtetues 1 dhe 2.

Rruga për t’u bërë avokate nuk është e lehtë. Në vitin 2021 ajo dështoi në provimin e jurisprudencës me 86 pikë. Në tentativën e dytë ajo humbi edhe më shumë pikë.

Atë kohë, Kim tha se ndihej shumë e dëshpëruar.

Në vitin 2022, më në fund e kaloi provimin. Tani 42 vjeçarja po jep lajme për punën e saj.
Por ajo i dha provimet e mesme me 100 për qind dhe 95 për qind. “Më jep vetëbesim për të qëndruar”, thotë nëna e katër fëmijëve në një intervistë për emisionin Today.

“Kam marrë një rezultat 100 për qind në test. Kam marrë 95 për qind në një provim tjetër. Kjo më jep vetëbesim për të qëndruar”, tha me krenari nëna e katër fëmijëve.

“Unë gjithmonë bëj shaka me nënën time, e cila është menaxherja ime, dhe i them asaj se po tërhiqem nga puna aktuale dhe të punoj si avokate”.

Punën si avokate, ajo e trashëgoi nga babanë e saj. Robert Kardashian, i cili vdiq nga kanceri në vitin 2003, ishte pjesë e ekipit mbrojtës të OJ Simpson në vitet ’90.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share